Nga zyra në qeli: Sot, një vit nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

Nga zyra në qeli: Sot, një vit nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

Erion Veliaj ditën e arrestimit-10 shkurt 2025 TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbush sot një vit nga arrestimi. Me urdhër të SPAK, Erion Veliaj qëndron prej një viti pas hekurave, dërsa ndaj tij vijojnë hetimet për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit 2025. Agjentë të SPAK-ut dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe më pas në banesën e tij, duke zbatuar urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme. Më 10 shkurt ish-kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e një kopshti në Yzberisht. Disa minuta më vonë, pas pamjeve nga kopshti, Veliaj u shfaq në Bashkinë e Tiranës teksa dilte nga zyra e tij me dosje në duar në shoqërinë e oficerëve...