Nga Tirana në Prishtinë, protesta për 8 Marsin: “Revoltohu motër! Sot marshojmë, çdo ditë luftojmë”
Pamje nga protesta në Prishtinë dhe Tiranë TIRANË- “Revoltohu motër”, ishte slogani i marshimit të organizuar sot nga Kolektivi Feminist në Shqipëri, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Gra, vajza, djem, burra, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën në një marshim që nisi në orën 11:30 pranë Universitetit të Arteve dhe përfundoi para Kryeministrisë. Gjatë fjalimeve të mbajtura nga vajza dhe gra aktiviste, theksi u vendos te dhuna sistemore ndaj grave dhe vajzave, fenomeni i femicidit, si dhe nevoja për më shumë të drejta dhe barazi sociale e ekonomike mes burrave dhe grave. Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme, mes të cilave: “Jemi gra të forta, nuk dorëzohemi kurrë”, “Revoltohu motër”, “Drejtësi për çdo motër të vrarë”, si dhe “Revoltohu...
Burimi:
zeri.ai