Nga spitali sërish para Kryeministrisë, Adratik Lapaj: Nuk i trembem Ramës

Nga spitali sërish para Kryeministrisë, Adratik Lapaj: Nuk i trembem Ramës

Adriatik Lapaj u godit në kokë nga një ngrohëse që funksiononte me gaz gjatë përplasjes së dhunshme mes policisë dhe aktivistëve, sonte kreu i ”Shqipëria Bëhet” u shfaq para Kryeministrisë ku tha se do të vijoi protestën. Ai thotë se pavarësisht ndërhyrjes së policisë, e cila hoqi me dhunë çadrat ku ata qëndronin gjatë natës dhe ngrohëset, do të vijojnë që të protestojë para Kryeministrisë edhe në këto kushte ”Sigurisht që do të vijoj protestën. Ata na kanë vjedhur të gjithë bazat materiale, batanijet, ngrohëset dhe çadrat dhe sapo kam ardhur nga spitali dhe do të vazhdojë protestën. Ky është një shtet banditësh, një shtet që pasi vjedh paratë e buxhetit, vjedh edhe sendet personale me të cilat po protestojmë. Nuk e di, pse ndodhi...