Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste
Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve përgjegjëse prova për 6 vendvarrime të dyshuara të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, duke kërkuar vijimin e procedurave ligjore për gërmime dhe identifikim të mbetjeve mortore.Sipas Autoritetit, pas një hetimi disa-vjeçar, mbledhjes së dëshmive dhe verifikimeve arkivore, si edhe ekspertizave me radarë dhe metoda antropologjike, janë evidentuar të dhëna me probabilitet të lartë për praninë e eshtrave në disa zona të vendit.Mes vendvarrimeve të referuara janë Varrezat e Rrmajit në Shkodër, zona pranë ish-Burgut të Spaçit, Shpali, Mallkeqi, Shënvasili dhe Sheleguri në malin e Gramozit. Në këto zona dyshohet se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar ose të zhdukur gjatë viteve të diktaturës komuniste.Autoriteti i Dosjeve kërkon koordinim ndërinstitucional për...
Burimi:
sarandanews.com