Nga partneriteti me OKB te misioni shqiptar në Letoni/ Zbardhen vendimet e Qeverisë, 650 mln lekë për bashkitë, fokus investimet për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore

Nga partneriteti me OKB te misioni shqiptar në Letoni/ Zbardhen vendimet e Qeverisë, 650 mln lekë për bashkitë, fokus investimet për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrat kanë bërë publike VKM e miratuara ditën e sotme. Albana Koçiu: Dy vendimet më të fundit të KM sigurojnë që puna e institucioneve shqiptare është e konsoliduar. Qeveria miratoi sot udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm deri në 2030. Përmban 66 kritere të matshme që do ta orientojnë punën e institucioneve në përputhje me agjendën 2030 të Shqipërisë, por edhe me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së. Po ashtu, partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe OKB-së për periudhën 2027-2031 është një dokument i rëndësishëm që bazohet në tre shtylla: zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër, dhe së treti, mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut. Ervin Demo:  Do...