Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit

Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit

Sipas INSTAT, nga viti 2020 deri në vitin 2025, në Shqipëri janë miratuar mbi 7,600 leje ndërtimi, ndërsa sipërfaqja totale e ndërtimeve të reja ka kaluar 13 milionë metra katrorë. Vetëm gjatë vitit 2025 u dhanë 1,158 leje ndërtimi, krahasuar me 970 në vitin 2024 dhe 1,336 në vitin 2023, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit arriti në mbi 1.3 milionë m². Nga totali i lejeve të dhëna në vitin 2025, 93 leje u dhanë vetëm në Tiranë; e thënë ndryshe, 1 në 3 leje ndërtimi shkoi në kryeqytet. Pas këtij bumi ndërtimor fshihet një tjetër realitet: miliona tonë mbetje inerte që prodhohen çdo vit, pa një sistem funksional për trajtimin, riciklimin apo depozitimin e tyre. Në mungesë të kontrollit dhe infrastrukturës së nevojshme, lumenjtë, periferitë urbane...