Nga dhuna në familje, mashtrimi dhe vjedhja, arrestohen disa persona në Tiranë (Emri)

Nga dhuna në familje, mashtrimi dhe vjedhja, arrestohen disa persona në Tiranë (Emri)

Policia ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale, në Tiranë. Në pranga ka rënë një 50-vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. U arrestua një 29-vjeçar, pasi ka vjedhur automjetin një personi. Ka nisur procedimi penal ndaj një 23-vjeçari, pasi iu gjet lëndë piroteknike. Gjithashtu ka nisur procedimi ndaj një 36-vjeçari, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit se do t’i blinte një apartament, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje dhe, kur kjo e fundit ka kërkuar kthimin e parave, e ka kanosur. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetaset:• M. S., pasi dyshohet se ka hapur një profil fals në emër të një shtetasi;• M. H., pasi...