Nga buqetat tek dhuratat romantike, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri

Nga buqetat tek dhuratat romantike, sa kushton Shën Valentini në Shqipëri

Shën Valentini nuk e shpiku dashurinë, por e bëri të matshme. Për disa ditë me radhë, tregu i Tiranës merr ngjyrë të kuqe, restorantet kthehen në studio me qirinj dhe muzikë live, agjencitë publikojnë paketat e fundjavës, ndërsa rrjetet sociale bëhen vitrinë ku surpriza duhet të duket po aq sa të ndihet. Në një ekonomi ku konsumatori po mësohet të krahasojë, të kërkojë ofertë dhe të blejë më shumë “përvojë”, 14 shkurti është një mini sezon që i rrit xhiron një serie sektorësh njëherësh, nga lule e ëmbëlsira te argjendaria, hoteleria dhe shërbimet e argëtimit. Kjo ditë vjen edhe në një moment ku çmimet, edhe kur nuk janë në alarm, mbeten të pranishme në vendimmarrje. Inflacioni vjetor në dhjetor 2025 ishte 2.3 për qind, ndërsa...