Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta
Ardhjet e para të kontratave nga jashtë për marka botërore në Shqipëri, rreth vitit 2017 e deri në 2022, ku pati edhe kulmin e lulëzimit, bënë që fasoneritë të nisnin të shiheshin si mundësi punësimi për dhjetëra mijëra zonja, kryesisht në zona rurale apo qytete ku të punësohesh nuk është aspak e lehtë! Fabrikat pranë Vorës, rrethinave të Kurbinit, Lezhës e më vonë Shkodrës, Tiranës, Vlorës, sollën një zhvillim pozitiv ekonomik. Të dhënat e vitit 2022 nga Bilanci i Pagesave i Bankës së Shqipërisë tregonin se të ardhurat nga sektori i fasonerisë, por edhe të ardhurat nga punonjësit sezonalë apo kufitarë jashtë vendit, po regjistronin nivelet më të larta historike. Por sot, teksa ACQJ vizitoi një nga fasoneritë e Shkodrës, pronarët tregojnë se ky biznes...
Burimi:
gijotina.com