“Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!” / Nis protesta e 76-të kundër qeverisë, diaspora marshon drejt Kryeministrisë
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën e 76-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Kësaj radhe, tubimit i janë bashkuar masivisht edhe të rinjtë e ardhur nga diaspora. Të rinjtë e ardhur nga jashtë vendit janë grumbulluar fillimisht te zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, prej nga ku kanë nisur marshimin drejt Sheshit “Skënderbej”, me destinacion përfundimtar godinën e Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe mbështetëse për lëvizjen qytetare dhe thirrje për ndryshim politik në vend, mes të cilave bien në sy: “Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!”, “Larg në distancë, bashkë në qëndresë!”, etj.
Burimi:
sot.com.al