Nga Balluku, te ndryshimet në qeveri, ish-ministri Lleshaj tregon mekanizmin e daljes nga ngërçi: Zgjidhja, dorëheqjet!
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai tha se zgjidhje e këtij ngërçi të thellë politik, janë dorëheqjet. Në një bisedë në një studio televizive Lleshaj u ndal te dorëheqja e tij, duke shtuar se vendimi i tij u quajt absurd asokohe. “Nuk i kam ndjekur me intensitet të lartë këto zhvillime dhe ndryshimet e fundit që kanë ndodhur. Por koha për ndryshim ka ardhur. E vetmja që humbet nga kjo zhurmë, janë vetë Shqipëria dhe shqiptarët. Do të duhet të ishin gjetur rrugë për të dalë nga kjo situatë ngërçi. Janë pleksur disa gjëra. Ndaj gjëja më e mirë është rruga politike. Ajo i zgjidh më mirë. Dorëheqja...
Burimi:
sot.com.al