Nesër protesta e PD, Policia thirrje qytetarëve: Distancohuni nga dhuna!
Protesta Kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike do të mbahet nesër në orën 17:00 përpara Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, ku u bën thirrje protestuesve dhe qytetarëve që të distancohen nga çdo akt i paligjshëm dhe të respektojnë rendin dhe sigurinë publike. Sipas policisë, çdo veprim që cenon qarkullimin, institucionet apo sigurinë e personave do të trajtohet sipas ligjit. Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë masa për menaxhimin e situatës dhe për garantimin e rendit publik, ndërsa qytetarëve u kërkohet të shmangin zonat e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative. Njoftimi i plotë Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën...
Burimi:
kohajone.com