Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë

Nesër pritet mbledhja për imunitetin/ Kushtetuesja pa vendim për Ballukun: Na duhet më shumë kohë

Trupa e Gjykatës Kushtetuese u mblodh paraditen e kësaj të marte për vendimmarrjen finale të çështjes së Belinda Ballukut, por edhe ditën e sotme nuk ka dalë me asnjë vendim. Sipas informacioneve, dy orë mbledhje në dhomë këshillimi nuk kanë mjaftuar për të prodhuar një vendim përfundimtar, duke bërë që kjo padi të rishqyrtohet nga trupa në një ditë tjetër. Ndërkohë ditën e nesërme pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, për imunitetin e Ballukut, pasi SPAK kërkon ta arrestojë. Mbledhja e këtyre të fundit është zvarritur prej vitit të kaluar, pasi Këshilli u shpreh se do të vendoste për imunitetin e Ballukut pas vendimit të Kushtetueses. Por tashmë që kjo e fundit nuk ka dalë ende me asnjë vendim, mbetet për tu parë se si...