Nesër mbahet protesta kombëtare e opozitës, policia nuk merr përsipër tubimin, ja cilat rrugë do të bllokohen
Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet ditën e nesërme, në orën 18:00. Bëhet me dije se policia nuk do të marrë përsipër zhvillimin e tubimit. Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. 1700 punonjës policie do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Duke nisur që nga ora 15:00 e datës 28 shkurt, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Njoftimi Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”,...
Burimi:
sot.com.al