Nesër kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara
Nesër ndryshon ora, duke shënuar kalimin në orës verore. Akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara, duke na vendosur një orë përpara krahasuar me një ditë më parë. Ora verore synon të shfrytëzojë më mirë dritën natyrale të diellit, duke optimizuar aktivitetet e përditshme dhe duke kontribuar në kursimin e energjisë. Ky sistem zbatohet për rreth shtatë muaj, deri në të dielën e fundit të tetorit. Praktika e ndryshimit të orës ka një histori të gjatë. Ajo u prezantua fillimisht në vitin 1916 nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore për të kursyer energji, dhe më pas u adoptua nga vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, ora verore u rikthye gjerësisht në vitet 1970 pas krizave të naftës, ndërsa që nga viti...
Burimi:
top-channel.tv