Nëse larg qoftë, Rama do të vdesë, do të duhet të ndryshojmë ligjet e botës

Nëse larg qoftë, Rama do të vdesë, do të duhet të ndryshojmë ligjet e botës

Në të gjithë historinë e njerëzimit, ndërtimi i institucioneve të forta dhe të afta për t’i mbijetuar problemit të një individi, të tilla si, vdekja, paaftësia për punë apo, pezullimi me vendim gjykate për shkelje të ligjeve, ka qenë çelësi i qeverisjes – e ndryshme kjo nga “qeveria”. Por ka do analistë-juristë dhe propagandistë që po përpiqen këto ditë të na mbushin mendjen se nuk është kështu. *** Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranca socialiste nisi një procedurë shkarkimi në parlament për të, duke argumentuar se ai kishte shkelur kushtetutën. Meta nuk akuzohej në atë rast se kishte manipuluar masivisht prokurimet publike me vlerë qindramilionë euro, si në rastin...