Në vendngjarje gjenden 18 gëzhoja/ Detaje, ekzekutimi në Mirditë, 45-vjeçari Lleshi po shkonte në punë, i zunë pritë
Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Mirditë, ku humbi jetën 45-vjeçari, Valter Lleshi. Mesohet se Lleshi është gjetur pa shenja jete brenda një makine tip ‘Toyota’. Lleshi ka marrë plumba në kokë dhe trup, ndërsa mësohet se ishte nisur për në punë. Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja. Viktima dyshohet se është autori i vrasjes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si taksist në Rrëshen. Sakaq mësohet se viktima punonte si shofer në makineritë që u vendos tritol disa muaj më parë.
Burimi:
sot.com.al