Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në Tuz, në kufi me pikën doganore të Murriqanit, që lidh Malin e Zi me Shqipërinë. Pjesa më e madhe e banorëve aty rrotull kalojnë kufirin dhe furnizohen me naftë, pasi ajo është shumë më e lirë se në Shqipëri. Një litër naftë tregtohej dje në mal të Zi me 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri 214 lekë, ose 2.2 euro me kursin e ditës. Me 2 mijë lekë, në Shqipëri mund të blesh 9.3 litra naftë, ndërsa në Mal të Zi, me të njëjtën shumë, nëse e këmben merr gati 21 euro dhe blen 13.1 litra, ose 42% më shumë. Diferenca në çmim është aq e lartë sa ia vlen dhe koha e shpenzuar po karburanti...