Në pritje të protestës, ja atmosfera në selinë blu
Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës në mbrojtje të Belinda Ballukut duke bllokuar drejtësinë në mbrojtje të saj. Protesta pritet të ketë vetëm 6 folës, ku i fundit do të jetë si zakonisht kreu i PD-së, Sali Berisha. Mbetet e pazbuluar strategjia apo skenari i planifikuar nga PD pas përfundimit të folësve. Ndërkohë, në selinë e PD dhjetëra persona janë mbledhur në pritje të Berishës, për t’iu drejtuar ambienteve të bulevardit, para Kryeministrisë.
Burimi:
kohajone.com