Në pritje të familjes së vëllait, i moshuari në Vlorë: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait, i moshuari në Vlorë: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Rasti i Eva Dumanit, e rikthyer pak ditë më parë nga Siria, ka ngjallur shpresë edhe për pjesëtarët e familjes Korvafaj për fatin e të afërmve të tyre. Rreth 13 vite më parë, 9 pjesëtarë të familjes Korvafaj nga Kuçi i Vlorës u larguan drejt Sirisë. Sot, vetëm tre anëtarë të familjes të moshës 7 deri në 19 vjeç janë rikthyer, falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare 3 vite më parë. Për gjashtë të tjerët ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Vëllai i Hasan Korvafajt, Luani, i cili jeton në Kuç, shprehet se ka ende shpresë, pavarësisht se të rikthyerit nga Siria tregojnë shumë pak për atë çfarë ka ndodhur atje apo për fatin e familjarëve të tjerë. Për Hasanin tashmë dihet se është...