Në mbështetje të protestës së banorëve të Luzit, Aulon Kalaja: Rruga në gjendje lufte!
Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sot në protestë për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre. Rruga është shndërruar në një problem serioz për komunitetin ku trotuaret janë të mbuluara me baltë, duke rrezikuar kalimtarët, ndërsa fasadat e shtëpive janë dëmtuar nga ndotja masive. Sipas banorëve, mjetet e vogla përfundojnë shpesh në servise për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga rruga, ndërsa makinat e tonazhit të rëndë e përdorin segmentin gjatë natës, duke e rënduar edhe më shumë situatën. Protestës iu bashkua edhe Aulon Kalaja, i cili e cilësoi gjendjen e rrugës si “gjendje lufte”. “Protesta e tyre është drejtë. Rruga është në gjendje lufte. Në trotuare mund të thyesh qafën nga lluci. Bizneset e kësaj rruge në...
Burimi:
gijotina.com