Në lokal për kafe me pistoletë si stilolaps, arrestohet 32-vjeçari në Korçë
Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq, është arrestuar shtetasi E. Xh, pasi gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një send i dyshuar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi Strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin e dyshuar, në një lokal në fshatin Podgorie, Maliq. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një send i dyshuar pistoletë me fishekë, i ngjashëm me stilolapsin, i cili u sekuestrua...
Burimi:
gijotina.com