Në kërkim prej vitesh/ Arrestohet në Borsh, i shumëkërkuari Moisi Habilaj

Në kërkim prej vitesh/ Arrestohet në Borsh, i shumëkërkuari Moisi Habilaj

Pas disa vitesh në kërkim është vënë në pranga Moisi Habilaj. Sipas burimeve policore, Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ai është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh. Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet. Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin...