Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 81”. Alin Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar. 34-vjeçari banues në Domje, u shpall në kërkim më 15 janar të këtij viti, pasi Gjykata e Kentit të Veriut ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg". Aktualisht vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar. Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të...