Në kërkim për kanosje me armë zjarri dhe për shitjen e lëndëve narkotike, bien në pranga dy të rinj në Vlorë (Emrat)

Në kërkim për kanosje me armë zjarri dhe për shitjen e lëndëve narkotike, bien në pranga dy të rinj në Vlorë (Emrat)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë.  Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia bën me dije se të arrestuarit janë 30-vjeçari me inicialet H.M. dhe 27-vjeçari R.L.  Ata janë ndaluar nga policia teksa qarkullonin me automjet në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën rreth 800 gramë Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16 mars ka kanosur me kallashnikov një person. “Vlorë/ Ishte në kërkim për kanosje me armë zjarri, ndërkohë bashkëpunonte me një 30-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga të dy....