Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri)

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri)

Është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”. Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE. Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se Sefa, i njohur me nofkën Xaka, ka pasur rol drejtues në grupin kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit. Përgjimet e realizuara gjatë hetimeve tregojnë se ai kujdesej për organizimin e punës dhe menaxhimin e punëtorëve të angazhuar në parcelat e mbjella me kanabis. Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit ka nisur kontaktet me autoritetet në Dubai për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Njoftimi...