Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen në Britani, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Armando Marku

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.     Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale. Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.