Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital
Një 30-vjeçar është vetë-dëmtuar me thikë, veprim që dyshohet se e ka bërë në gjendje të dehur. I riu nga Bulqiza është transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar. “Me datë 27.03.2026, rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë). 30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com