Në Fier 27 banesa nën pushtetin e ujit, Vjosa arrin pikën kritike, shkon në nivelin 9 metra
VJOSA FIER-Përmbytjet kanë prekur edhe qytetin e Fierit, ku 27 banesa kanë prezencë të lartë të ujit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh. Fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë nën ujë rreth 200 ha tokë bujqësore. Në rrezik për dalje nga shtrati është edhe lumi Vjosë, pasi niveli i prurjeve në Urën e Mifolit ka kaluar mbi pikat e matjes. Vjosa ka kaluar nivelin mbi 9 metra. Lumi e ka mbuluar njësinë matëse hidrometër që ndodhet me 100 ha të mbytura. Ndërkohë 14 banesa janë prekur nga uji./ZËRI
Burimi:
zeri.ai