Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Në ditën e fundit të 2025, Kukësi “vishet” me të bardha, dëborë dhe temperatura minus 16 gradë (VIDEO)
kukes KUKËS- Dita e fundit e vitit 2025 e ka gjetur Kukësit të zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës dhe temperatura e ulëta deri në minus 3 gradë C kanë përfshirë disa fshatra në njësitë administrative si Gryk-Çajë, Kalis, Bicaj, Topojan, Zapod dhe Shishtavec. Megjithatë, nuk raportohen probleme me qarkullimin për shkak se nuk ka trashësi të madhe të dëborës. Ndërkohë, problematike mbetet ngrica dhe akulli për shkak të temperaturave të ulëta, ku në zonat e thella malore termometri ka shënuar vlera ekstreme, duke arritur deri në minus 16 gradë Celsius. /ZËRI