Ndryshimi i drejtuesve politikë në PS, Klosi: Nuk merremi me emra
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi flet për zhvillimet e fundit të ndodhura të shtunën e kaluar në Asamblenë e PS-së, ku kanë ndodhur dhe lëvizje të drejtuesve politikë. Ai hodhi poshtë aludimet që kanë qarkulluar sa i përket shfuqizimit të Elisa Spiropalit, të cilën Rama e largoi nga bashkëdrejtimi politik i kryeqytetit dhe e caktoi në Njësinë nr.13 në Tiranë. “Kudo PS dhe nëse do ndiqni rrjetet do shikoni një aktivizim të të gjithë strukturës. Ne nuk kemi hyrë në diskutimin e emrave, por thashë duke qenë në detyrën e një kryetari, se ne kemi në Pukë humbje, po të shohësh në Shkodër kemi një rritje dhe kemi rezultat jo shumë pozitiv në Pukë. Kjo kërkon që të kemi një përqendrim në Shkodër...
Burimi:
kohajone.com