Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Kushtetuese mban sot seancë, PD paraqet argumentet
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot një seancë publike për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Mbledhja ka nisur që prej orës 10 të ditës së sotme, ku grupi i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu, ka parashtruar argumentet se pse PD ka kundërshtuar ndryshimet. Sipas kësaj force politike, ndryshimet janë të njëanshme, referuar Partisë Socialiste, teksa kanë kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve. Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) në kompetencën kushtetuese të pushtetit legjislativ (Parlamentit) për vetërregullimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij. PD kërkon: (i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa...
Burimi:
zeri.ai