Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm për lirinë e shprehjes

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm për lirinë e shprehjes

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend. Sipas OSBE-së, këto ndryshime forcojnë mbrojtjen për gazetarët dhe janë në përputhje me rekomandimet e hershme të organizatës për të mbështetur profesionistët e medias. “Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale,” thuhet në deklaratën e OSBE-së. Organizata thekson se kalimi nga ndëshkimi penal tek masat civile do të krijojë një mjedis më të sigurt për gazetarët dhe profesionistët e medias, duke ulur efektin frikësues që penalizimi aktual ka mbi lirinë e shprehjes. Reagimi i OSBE: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet...