Ndryshime në Institutin e Ndërtimit/ Ikën Artan Shkreli, ja kush e zëvendëson
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë dhe sfidë të re. “Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan zëvendëskryeministrja. Më herët, Shkrepa ishte një nga kandidatet më të reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.
Burimi:
sot.com.al