Ndoci mungoi në seancën e “Plumbit të Artë”, GJKKO njoftohet nga Burgjet: Është në arrati! Avokati: Mund të jetë në shtëpi…kohë pa e takuar!

Ndoci mungoi në seancën e “Plumbit të Artë”, GJKKO njoftohet nga Burgjet: Është në arrati! Avokati: Mund të jetë në shtëpi…kohë pa e takuar!

altin ndoci TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ishte parashikuar të mbahej sot seanca për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, mes të cilëve edhe Altin Ndoci, i cili dy ditë më parë u arratis nga spitali i Durrësit. Mësohet se në nisje të procesit gjyqësor, gjykata ka lexuar shkresën e Drejtorisë së Burgjeve, e cila e kishte njoftuar se Ndoci nuk mund të shoqërohet, pasi është arratisur dhe është person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. “Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Burime...