“Ndjesë qytetarëve”, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Furnizimi i plotë do të nisë pas orës 17:00, 48 orët e para mos e konsumoni ujin…

“Ndjesë qytetarëve”, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Furnizimi i plotë do të nisë pas orës 17:00, 48 orët e para mos e konsumoni ujin…

ermal murati VLORË- Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se defekti i rëndë që ka pa ujë 5 ditë qytetin, është drejt zgjidhjes dhe se qyteti pritet të kthehet plotësisht në normalitet gjatë orëve të pasdites. Sipas tij, pajisja e dëmtuar është tashmë funksionale dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Aktualisht, një pjesë e qytetit po furnizohet me ujë, ndërsa depot po mbushen për të garantuar furnizim të plotë pasditen e sotme. “Pajisja e vendosur tashmë është në rregull. Situata është monitoruar dhe jemi mirë. Po furnizohet një pjesë e qytetit, ndërsa depot janë duke marrë ujë. Ishte një dëmtim shumë i rëndë, por tashmë mund të themi që jemi në fund të avarisë, fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë: AKUK, bashkia dhe...