Ndjekje si nëpër filma, arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë gjatë tentativës për arratisje

Ndjekje si nëpër filma, arrestohet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë gjatë tentativës për arratisje

Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari ose me nofkën “Vis Korçari”, është vënë në pranga mbrëmjen e së shtunës në Ksamil, pas një operacioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë nga Tirana kishin kohë që e monitoronin 34-vjeçarin dhe e lokalizuan gjatë ditës në zonën e Ksamilit. Rreth orës 22:30 u organizua operacioni për ndalimin e tij, me pjesëmarrjen e agjentëve civilë të sektorit të krimeve në Sarandë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se, sapo ka konstatuar praninë e policisë, Çaushllari ka tentuar të largohet duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë arratisjes, ai dyshohet se ka përplasur dy automjete civile të përdorura nga policia,...