Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë
Vijojnë operacionet e Policisë Kufitare dhe strukturave të DVKM Korçë për parandalimin e trafikut të emigrantëve. Në kuadër të operacionit të koduar “Itinerari 2”, u arrestua një shtetas sudanez, i dyshuar se ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, me destinacion një nga vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, për procedim penal referohet një shtetas tjetër për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni i koduar “Itinerari 2”. Vihet në pranga një tjetër shtetas sudanez, i cili ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Si rezultat i hetimeve dhe punës...
Burimi:
top-channel.tv