No Image Available

Ndërtimi i paneleve diellore nga “EuroElektra”! Banorët e Lushnjës protestojnë para Komisariatit: Toka është e shtetit, e kemi në përdorim

pamje nga protesta LUSHNJE-Banorët e fshatit Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnjë kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të një parku fotovoltaik në zonë. Banorët e kanë zhvendosur protesën para komisariatit të Lushnjës. ZËRI më herët raportoi se panelet fotovoltaike do të instalohen në pronën publike nga kompania “EuroElektra Sh.p.k,” me pronar Elton Çekrezin, por për banorët kjo tokë është e shtetit dhe prej vitesh është në përdorim të tyre, për të mbjellë prodhime bujqësore. Banorët deklarojnë se toka është në përdorim të tyre që prej vitit 1994, me akt-përdorimi nga ish-Komuna Bubullimë. Bëhet fjalë për rreth 100 hektarë brenda basenit të lumit Seman.  Përplasja nisi që të dielën, kur investitori tentoi të rrethonte zonën me struktura betoni, por hasi në rezistencën e banorëve. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ndau...