Ndërtimi i objektit të paligjshëm në Sarandë/ IKMT sqaron detajet

Ndërtimi i objektit të paligjshëm në Sarandë/ IKMT sqaron detajet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përmbylli sot në Sarandë ekzekutimin e vendimit për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje në breg të detit. Bazuar edhe në referimin e bërë nga agjencitë ligjzbatuese për konstatimin e një ndërtimi të paligjshëm, inspektorët e IKMT-së qendër kryen një inspektim më datë 13.05.2026 në Sarandë, në subjektin “A.B.”, Lagjja nr. 1, Rruga Butrinti. Në kushtet e flagrancës, në territorin në fjalë IKMT konstatoi: objekt 1-katësh me konstruksion metalik të pambuluar, i vendosur mbi platformë betoni me xoklaturë, me sipërfaqe 340 m²; platformë betoni me sipërfaqe totale 390 m²; brez dhe mure mbajtëse me sipërfaqe totale 12 m²; shkallë dhe sheshpushim betoni 53 ml; platformë dërrase e vendosur mbi konstruksion metalik; tuba me sipërfaqe 407 m², si...