Ndërtim i paligjshëm në Gjirokastër, nën hetim një person
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. H. për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Sipas njoftimit, ndaj këtij shtetasi është ndërmarrë procedimi në vijim të verifikimeve të kryera nga strukturat e Policisë, ndërsa detaje të tjera mbi rastin nuk bëhen me dije. Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net