“Ndërrova vend për krime kibernetike, jam në Durrës”, si u zbulua grupi i “tregut të nëndheshëm online”, Sokoli: Bëji 50 blerje për mua, t’i heq nga Rydox
SPAK ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 6 vite burg të Shpend Sokolit, i akuzuar për “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nga institucionet ligjzbatuese partnere policia gjyqësore janë informuar se që nga nëntori i 2022, FBI po hetonte një treg të paligjshëm online me emrin Rydox. Për disa muaj në 2020, Rydox u hoq nga online, por u rihap në shtator 2020. Rydox bënte reklama në Raidforums, një forum online kriminal i njohur, që ofron shitjen e regjistrave të spam, mjeteve për t’i dërguar ato si dhe tutorialet e tyre. Rydox po ashtu ofron shitjen e kredencialeve për tu loguar në llogaritë e emailave, llogaritë...
Burimi:
top-channel.tv