Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit. Hamit Kosta ka qenë deputet i legjislaturës 2005-2009. Ai ishte pjesë e grupit të deputetëve të përjashtuar nga PS-ja, pasi votuan për zgjedhjen e Bamir Topit president. Për këtë arsye, Kosta u largua nga PS-ja dhe iu bashkua asokohe PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, që ishte pjesë e koalicionit të qeverisë së drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Më parë, Kosta ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.