Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, vijon protesta

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, vijon protesta

Vijon protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është duke u kundërshtuar projekti I zhvillimit të një restorti turistik në zonën e Zvërnecit. Në ditën e tyre të katërt, protestuesit kanë patur edhe një përplasje me forcat policore për shkak të një gardhi të vendosur që pengonte hzrjen e tzre në zonën para kryeministrisë. Policia bëri me dije se gardhi ishte vendosur për shkak të masave të sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Izrael, por megjithatë protestuesit kanë arritur të kalojnë përmes tij. Protesta ka patur slogane dhe parrulla nga më të ndryshmet, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama.