Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Dosti ishte edhe nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 u tërhoq nga politika aktive. Ish-ligjvënësi njihej për vuajtjet e tij në kohën e diktaturës. U dënua në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuajti në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht. Ai lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie...
Burimi:
gijotina.com