Nafta shtrenjtohet me 6 lekë, Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerohen rritjet e pajustifikuara

Nafta shtrenjtohet me 6 lekë, Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerohen rritjet e pajustifikuara

Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe pakicë. Në një njoftim zyrtar, Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve. Po ashtu, bëhet me dije se në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij. “Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë. Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë...