“Na u shua dera e shtëpisë…”, familja dhe të afërm përcjellin mes lotësh 4 viktimat e familjes Kola
Dhimbja është e papërshkrueshme në Gryksh të Madh të Peqinit këtë të enjte. Në çdo cep të fshatit ndihet heshtja e rëndë, lotët që nuk ndalen dhe zemrat e thyera për Artin, Jonidën, Hajdarin dhe Xhesikën Kola, familjen që u shua tragjikisht në Itali javën e kaluar, duke lënë pas një boshllëk që askush nuk di si ta mbushë. Të afërmit mezi gjejnë fjalë për të përshkruar atë që po përjetojnë. “Na iku një familje e tërë… Na u mbyll dera e shtëpisë,” thotë mes lotësh një nga familjarët. “Arti ishte shtylla e familjes, një jetë e tërë në emigrim që pa mbushur ende 14 vjeç. Ishte njeri punëtor e i qetë. Jonida ishte zemra e shtëpisë. Fëmijët… ishin drita e syve të tyre. Si...
Burimi:
gijotina.com