Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Një debat ka shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove nga takimi zyrtar mes kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka reaguar me tone mjaft ironike dhe kritike lidhur me etikën zyrtare të drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar. Mollë sherri është bërë veshja e përzgjedhur nga zonja Bogdani gjatë pritjes së diplomatit të lartë të BE-së, e cila sipas Murrizit, kapërcen çdo kufi të protokollit shtetëror. Ai thekson se pozicioni publik dhe ligji për etikën zyrtare kërkojnë një prezantim serioz, ndërsa stilin e shfaqur nga kryetarja e KLP-së e ka cilësuar si më të përshtatshëm për mjedise argëtimi sesa për zyra shteti ku diskutohet reforma në drejtësi. Murrizi...