Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente

Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente

Siguria e fëmijëve në shkolla është kthyer në një shqetësim të përditshëm për prindërit. Rastet e bullizmit, dhuna dhe tensionet kanë shtyrë dhjetëra prej tyre të reagojnë. Peticioni, kërkon rritjen e sigurisë fizike dhe një monitorim më të fortë të rasteve problematike, me qëllim krijimin e një mjedisi më të qetë.  Deri më tani, mbi 1.000 prindër e kanë firmosur peticionin. Hapi i radhës pritet të jetë dërgimi i tij në Ministrinë e Arsimit. Kërkesat e prindërve Ne, prindër dhe qytetarë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve tanë, kërkojmë që arsimi bazë në Shqipëri të garantojë një zhvillim të plotë, cilësor dhe gjithëpërfshirës, i cili i përgjigjet nevojave akademike, emocionale, fizike dhe sociale të nxënësve. Qëllimi ynë është ndërtimi i një sistemi arsimor që vendos...