“Mungesa e reagimit nuk pranohet”, Shoqata ‘Pro-Eksport Albania’ për sektorin fason: Po përballet me një krizë të paprecedentë që…
Shoqata ‘Pro-eksport Albania’ ka ngritur një shqetësim për situatën në sektorin manifakturë të veshjeve dhe këpucëve. Me anë të një deklarate gjatë mbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme, shoqata e ka cilësuar si dramatike situatën në të cilën ndodhet ky sektor që sipas tyre përfaqëson dhjetëra mijëra vende pune në vend. Sipas Shoqatës, çdo dobësim i tij nuk është vetëm problem biznesi, është problem social dhe ekonomik. Ata shprehin edhe shqetësimin se sektori po përballet me një krizë të paprecedentë në këto 30 vite, e shkaktuar nga efektet e kursit të këmbimit, pa asnjë mbështetje konkrete nga ana e qeverisë. “Sot nuk jemi këtu për të përsëritur problemet, ato tashmë janë të njohura. Sot jemi këtu për të përcaktuar një qëndrim. Ky sektor përfaqëson dhjetëra mijëra...
Burimi:
top-channel.tv